Një operacion antidrogë ka sjellë goditjen e një organizate italo-shqiptaret. Mësohet se nga operacioni i përbashkët i Guardia di Finanza dhe Policisë janë bërë 15 arrestime dhe sekuestrime në provinca të ndryshme italiane. Prej orëve të para të mëngjesit, Guardia di Finanza dhe Policia e Reggio Emilia po kryejnë një operacion të gjerë me kërkesë të Drejtorisë së Qarkut Antimafia të Prokurorisë së Bolonjës.

Policia nisi arrestimet, kontrollet dhe sekuestrimet në disa provinca italiane. 5 të arrestuar mësohet se ishin banorë në zonën e Reggio Emilia. Të arrestuarit akuzohen si pjesë e një organizate kriminale italo-shqiptare, aktive në trafikun ndërkombëtar të drogës. Hetimet mësohet se kanë nisur në vitin 2020 ku u zbulua një pamje komplekse e aktivitetit të paligjshëm. Organizata është identifikuar si përgjegjëse për importin dhe blerjen e sasive të konsiderueshme të drogës në vende si Shqipëria, Kosova, Ekuador, Kolumbia dhe Holanda.

Sasia e llogaritur përfshin 23 kilogramë kokainë, 6 kilogramë heroinë, 80 kilogramë hashash dhe 240 kilogramë marijuanë, me një vlerë totale prej rreth 8 milionë euro. Doli se aktiviteti i trafikimit kishte për qëllim veçanërisht tregun italian, me lidhje midis rajonit Emilia-Romagna dhe Kalabrisë. Banda mësohet se kishte lidhje edhe me rrjete të tjera kriminale, përfshirë ato të tipit Ndrangheta dhe grupe të tjera kriminale të Lacios. Prandaj, aktiviteti i tyre ka ngjallur alarmin tek autoritetet, të cilët kanë frikë se shtrirja e veprimit të këtyre organizatave mund të zgjerohet më tej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds