Interesi i emigrantëve për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit është shfaqur i konsiderueshëm në orët e para të funksionimit të platformës elektronike. Deri në orën 12:00 të 11 janarit, rreth 400 emigrantë krijuan profilin dhe plotësuan kërkesën për t’u regjistruan në zgjedhjet parlamentare, pjesa më e madhe e tyre me vendbanim të fundit në bashkinë e Tiranës. “Nga dje deri sot, janë 397 kërkesa të paraqitura. Të ndarë sipas shteteve: 97 nga Italia, 81 nga Gjermani, 51 nga MB, 36 nga Greqia, 23 nga SHBA, 18 nga Suedia, 14 nga Franca, 11 nga Austria, 11 nga Kanadaja, 9 nga Holanda…etj. Deri tani sistemi ka funksionuar në mënyrë perfekte, Kemi të dhëna dhe për bashkitë ku këta aplikantë kanë regjistrin e tyre. 117 janë nga bashkia Tiranë, 27 nga Durrësi, 17 nga Shkodra …etj.
Ka zero kërkesa të miratuara, pas pak do fillojmë procesin e shqyrtimit të kërkesave.” Brenda pesë ditëve kalendarike, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shqyrton kërkesat dhe u kthen përgjigje emigrantëve nëse është miratuar apo jo, kërkesa e tyre për t’u regjistruar në zgjedhje. Në rast refuzimi, ata kanë afat deri në 4 mars për të riaplikuar. “Deri në 4 mars mund të riaplikojnë sa herë të duan, nuk ka kufizime. Nëse kërkesa refuzohet për çfarëdolloj arsye, mund të riparaqesin kërkesën.
Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ndal tek ndryshimet e nevojshme në kod zgjedhor sa i takon pagesës së tarifës së shërbimit postar dhe afateve të regjistrimit të subjekteve zgjedhore “Këtë nuk e di se çfarë janë duke diskutuar. Por, di që ka nevojë për ndryshime në kod zgjedhor. Janë të karakterit teknik dhe sjellin soliditet të përgatitjes teknik të procesit. P.sh çështja e kostovo të pagesës për shërbimin postar, çështja e afateve të regjistirmit të subjeteve zgjedhore dhe pse për këtë nuk kemi një gjykim final. Shpresojmë të kemi kuptueshmëri të njëjtë të gjithë. Ka dhe aspekte të tjera për administrimin nga jashtë. Mund të shikohet mundësia e ndërhyrjes në kod zgjedhor. Kryekomisioneri u shpreh se Partia Demokratike nuk e ka mbështetur votimin elektronik në Tiranë, por kjo mënyrë votimi do të aplikohet si pilot.
