36-vjeçari Rogest Mera, është arrestuar në Kurbin pasi dyshohet se autori i djegies së një mobilierie në fshatin Gjormë, më datë 31 dhjetor 2024. Mësohet se nga djegia e mobilierisë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Kurbin, për djegien e mobilierisë në pronësi të shtetasit A. Sh., 52 vjeç, në fshatin Gjormë, më datë 31.12.2024, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi: R. M., 36 vjeç, banues në fshatin Gjormë, i dënuar më parë për dhunë në familje. Nga zjarri në mobilieri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale”, njofton policia.
