Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ditën e sotme u paraqit në SPAK.

Ajo mbërriti në ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 10:00 në zbatim të masës detyrim paraqitje të caktuar ndaj saj.

Pasi doli nga ambientet e SPAK, në një prononcim për gazetarët, Kryemadhi tha se nuk do të japë më deklarata para prokurorëve, por vetëm në Gjykatë.

Ajo shtoi se ka firmosur procesverbalin, ndërsa theksoi se në SPAK nuk pranoi të përgjigjej për asgjë.

Monika Kryemadhi: Nuk u pyeta për gjë, sepse nuk pranova të përgjigjem për asgjë. Të gjitha deklarata e mia do të vazhdohen në gjykatë. Tashmë, unë nuk flas më para prokurorëve por në gjykatë. Firmosa edhe procesverbalin. Deklarata e mia nuk bëhen më në Prokurori, vetëm në gjykatë. Para gjyqtarit, nuk jap më shpjegim për asgjë sepse ka të bëjë me që ti të përdorësh deklarata e mia kundër meje.

Më tej, e pyetur nëse e ka uruar ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta për Vitin e Ri, kryemadhi tha: Nuk kam si të uroj një njeri që nuk ka lidhje me mua.

Ndërsa theksoi se armiqtë e saj janë të gjithë ata që kanë shpifur ndaj deputetes.

Monika Kryemadhi: Uroj që të gjithë njerëzi që iluminojnë Metën me shpifje të tilla të marrin përgjigjen në 2025, siç po e marrin disa. Armiqtë janë ata që kanë shpifur kundër Monika Kryemadhit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *