Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi është kapur duke transportuar me autobus një sasi prej 5 kg marijuanë. Mësohet së ngjarja ka ndodhur në Volos të Greqisë. 

Policia greke ka ushtruar kontroll tek pasagjeri, i cili sapo kishte zbritur nga autobusi. Në momentin që ka mbërritur policia, pasagjeri është ndaluar teksa merrte një çantë udhëtimi nga zona e bagazheve.

Mësohet se brenda asaj çante, policia ka gjetur dhe sekuestruar 5 pako me nga 5 kg 189 gram marijuanë secila. Gjithashtu, janë sekuestruar 460 euro, 1 celular dhe 1 biletë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *