Minatori 40-vjeçar Sokol Toçika humbur jetën këtë të hënë në një nga galeritë e kromit në Bulqizë. Mësohet se 40-vjeç ka ndërruar jetë brenda galerisë teksa ishte rikthyer sot në punë pas pushimeve të fundvitit.
Bëhet me dije se ai është dërguar në spitalin e Bulqizës ku është konfirmuar vdekja e tij. Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat nëse vdekja e minatorit ka ardhur nga shkaqe natyrale apo aksidenti.
