Ndryshe nga masa e parë detyrim paraqitje që iu caktoi në tetor të vitit 2023, Sali Berisha ka ndërmend që ta respektojë vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, që ditën e premte i caktoi të njëjtën masë pas apelimit të SPAK-ut. Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, fakti që dosja e tij po shqyrtohet në Gjykatën e Strasburgut ka ndryshuar rrethanat. Unë çështjen e kam në Strasburg, do ta respektoj. Çështja tani siç dihet është në gjykatën ndërkombëtare të Stasburgut të të drejtave të njeriut dhe kjo të pasurojë këtë rast, do e çojmë atje ti shtohet dosjes. Por, edhe pse thotë se do të respektojë, Berisha e konsideron vendimin e apelit si të motivuar politikisht, teksa përsëriti akuzat ndaj SPAK-ut. Pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama. Përpjekje e dështuar e organizatës kriminale që quhet Skrapi i partisë për të justifikuar veprën e tyre. Në këtë kontekst, dëshmi e re e kontrollit të plotë dhe total të Skrapit nga Edi Rama, zbatimit të urdhërave te tij politik. Gjykata e Apelit të Posaçëm caktoi detyrim paraqitje dy herë në muaj ndaj Berishës. Mbrojtja e ish Kryeministrit e konsideroi vendimin si të pakuptueshëm.