Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit, do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë ultësirës perëndimore.

Ndërkohë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, përvec kthjellimeve do të kenë vranësira disi më të shpeshta. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat e mëngjesit dhe të mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bajram Currit, deri në 14°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Divjakë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det, me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *