Dita e fundit e këtij viti do të jetë në ndkimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me diell dhe i kthjellët, ndërsa do të ketë vranësira të pakta kalimtare në veri e lindje përgjatë relieveve malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 17°C vlera maksimale e cila pritet në jug të territorit. Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 10 m/sek, me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Prezencë e mjegullës lokale kryesisht në zonat luginore, si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore gjatë orëve të para të mëngjesit dhe natës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *