Shpejtësia vret jetën!

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, ka ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e automjeteve me masa maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.

Nga 198 km/h deri në 202 km/h në aksin rrugor Peqin -Elbasan, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h, ku trafiku është ende shumë i lartë.

Shpejtësi që rrezikojnë seriozisht jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore apelon dhe njëhere për të gjithë drejtuesit e mjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.

⚠️Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti t’ju ndalojë juve.

💡Kujtoni gjithmonë: Qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë.

🏠Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor – familja po të pret në shtëpi.

Të gjitha akset rrugore nacionale dhe qendrat urbane, monitorohen me mjete inteligjente nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Policia Rrugore vendore në çdo qark.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds