Parku Arkeologjik i Apolonisë pret fluks turishtësh çdo ditë të javës edhe pse kemi hyr zyrtarisht në stinën e vjeshtës . Sot ndeshëm edhe vendas përveç grupeve turistike që vijnë nga Italia, Gjemania dhe vende të tjera .

Arjan Dimo me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Arkelogjisë dhe Trashëgimisë Kulturore në këtë park ka thënë se këtë vit numri i turistëve është shumë herë më i lartë se vite më parë dhe në këtë sezon turistik vendin e pare e zenë turistët spanjollë.

Dimo pohon se vizitorët nuk shikojnë vetëm muzeun dhe çfarë ka pranë tij por nëpërmjet shtigjeve turistike vizitojnë edhe Nimfeun si dhe pjesë të tjera antike që ndodhen në rrethina të këtij parku arkelogjik. Ka një ndërthurje  që u pëlqen edhe vizitorëve të huaj siç janë ekspozitat  e ndryshme fotografike. Një turist gjerman ka pohuar se ka disa vite që vjen për vizitë në vendet e Ballkanit, ka kaluar edhe në Shqipëri, por këtë vit ka ardhur të qëndrojë disa ditë në Shqipëri. Vend i bukur, por duhet të bëhet më shumë për mbetjet urbane , tha ai.

Një çift të rinjsh italianë pohuan se e kanë vizitën e tyre të parë në Shqipëri. Vend i bukur , na pëlqen Shqipëria edhe Apolonia vend interesant. Sikur rrugët të ishin më të organizuara e të sistemuara do të ishte më mire.

Ndryshe nga vitet e tjera ku edhe pandemia pati efektin e saj negativ në turizëm , këtë vjeshtë Parku Arkeologjik i Apolonisë po frekuentohet çdo ditë e më shumë nga turistë të huaj edhe vendas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *