Policia e Durrësit në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme ka sekuestruar katër pasuri të paluajtshme të Alket Hatijas dhe familjarëve të tij. Konkretisht pasuritë e paluajtshme të cilat Hatija i kishte regjistruar në emër të vet dhe të familjarëve të tij, janë: 1 sipërfaqe toke truall, 1 garazh dhe 1 apartament në Durrës, si dhe 1 apartament në Kavajë.

Hatija i njohur edhe si “Zoti i drogës”, është i dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Gjatë periudhës 2003-2004, ai ka trafikuar nga Shqipëria në Itali, me bashkëpunëtorët e tij, nëpërmjet automjeteve të transportit ndërkombëtar, sasi të mëdha droge, rreth 10 kg heroinë për çdo rast.

Njoftim i policisë: 

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Durrës, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pronave të Konfiskuara dhe Sekuestruara, në kuadër të operacionit policor të koduar “Konfiskimi”, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për konfiskimin e disa pasurive të paluajtshme të cilat ky shtetas i kishte regjistruar në emër të vet dhe të familjarëve të tij, konkretisht: 1 sipërfaqe toke truall, 1 garazh dhe 1 apartament në Durrës, si dhe 1 apartament në Kavajë.

Shtetasi Alket Hatija, gjatë periudhës 2003-2004, ka kryer veprimtaritë kriminale të mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të lëndës narkotike heroinë, nga Shqipëria në Itali. Ai ka trafikuar nga Shqipëria në Itali, me bashkëpunëtorët e tij, nëpërmjet automjeteve të transportit ndërkombëtar, sasi të mëdha droge (rreth 10 kg heroinë për çdo rast). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds