Bëhet me dije se, gjatë kontrollit në automjetin e 42-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestruan 108 kg kafe, 23 kuti Panetoni dhe 13 shishe verë.

jë 42-vjeçar është arrestuar për kontrabandë me mallra në Pikën Kufitare të Muriqanit. Sipas njofitmit të policisë, personi i ndaluar ka tentuar të kalojë pa doganë disa mallra, duke shmangur detyrimin doganor.

Bëhet me dije se, gjatë kontrollit në automjetin e 42-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestruan 108 kg kafe, 23 kuti Panetone dhe 13 shishe verë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: 

Policia Kufitare e Muriqanit arrestoi shtetasin 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, pasi:

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë hyrje të RSh-së, në PKK Muriqan, në automjetin e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan 108 kg kafe, 23 kuti Panetoni dhe 13 shishe verë, të cilat ky shtetas tentoi ti kalonte duke shmangur detyrimin doganor.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds