Një shkëndijë elektrike ka mjaftuar për të shkrumbuar gjithçka në një dyqan në fshatin Delisufaj njësia administrative Allkaj bashkia e Lushnjës.
Pasi kanë parë flakët e zjarrit të afërmit dhe banorët e fshatit duke shfrytëzuar dhe një kanal me ujë para ndërtesës, janë munduar të shuajnë zjarrin.
Megjithë sakrificën e banorëve por edhe të familjarëve që kanë ardhur me urgjencë,nuk ka shpëtuar asgjë. Familjarët kanë njoftuar zjarrfikësit por kur kanë ardhur këta të fundit gjithçka është djegur.
Fatmirësisht nuk është lejuar përhapja e zjarrit në ambjentet e tjera ku dëmet do të ishin edhe më të mëdha. Sipas familjarëve dëmet janë të konsiderueshme .
Asnjë nga familjarët nuk ka qenë prezentë në ndërtesën që është përfshirë nga flakët.