Dy persona, përkatësisht 30vjeç dhe 54 vjeç janë proceduar nga autoritete në Vlorë.
Hetimi ka nisur nën dyshimin se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer punësime me kontrata fiktive të disa shtetasve të huaj indianë.
“Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasit D. T., 30 vjeç, banues në Shijak, dhe A. A., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer punësime me kontrata fiktive të disa shtetasve të huaj indianë”, thuhet në njoftimin e policisë.