Ndërkohë një nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Rilindja” në Vlorë ka treguar se 14-vjeçari që u kap me pistoletë, i ngacmonte vazhdimisht shokët.
Drejtori i Policisë së Vlorës, Elidon Çela ditën e sotme në konferencë për shtyp ka raportuar për rastin e një 14-vjeçari për të cilin tha se nëpërmjet një fotografie të gjetur në celularin iu gjet e fshehur në një motomjet pranë një banese një armë zjarri pistoletë me rreth 130 copë fishekë luftarakë. Drejtori tha se vijon puna intensive për të identifikuar personin që ia ka dhënë armën këtij 14-vjeçari, i cili u arrestua për armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë një nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Rilindja” në Vlorë ka treguar se 14-vjeçari që u kap me pistoletë, i ngacmonte vazhdimisht shokët. Sipas nxënësit, 14-vjeçari konfliktohej me bashkëmoshatarët e lëvizte me thikë në ambientet e shkollës.
“Valentino ishte djalë i keq. Ai ka shtyrë edhe gjyshin tim. Gjyshi shkoi ta ndante, se ai po zihej me vëllanë tim. E rrëzoi në tokë dhe iku me vrap. Edhe në shkollë zihet me shokët, ai lëvizte me biçak, kishim frikë nga ai”, thotë ai.