Policia e Shqipërisë dhe e Kosovës kanë finalizuar operacionin e përbashkët policor më qëllim parandalimin e trafikut te armëve dhe municioneve luftarake por edhe lëndëve narkotike. Në pikën e përbashkët kufitare të Morinës, drejtori i policise vendore te Tiranës Elton Alushi dhe Blerim Rama drejtor i operacioneve në policinë e Kosovës gjatë prezantimit të rezultateve të këtij operacioni thanë se që nga muaji shkurt 2024 e deri me datën 10 dhjetor u ndaluan 28 persona, prej të cilëve 10 në Shqipëri dhe 18 në Kosovë me akuzën e importimit dhe eksportimit të paautorizuar të armëve dhe municioneve luftarake dhe lëndëve narkotike.
U sekuestruan 64 armë luftarake nga të cilat 41 në territorin e Kosovës dhe 23 në Shqipëri përfshirë edhe rreth 3000 fishekë të llojeve të ndryshme. Ky operacion erdhi si rezultat i punës së përbashkët hetimore që u nxit nga marrëveshja mes dy policive në qershor të këtij viti.
Çështja është ende nën hetim për detaje të tjera. Pavarësisht se kufiri mes dy shteteve ka pësuar liberalizim dhe lehtësim lëvizjesh për qytetarët do të jetë i pakalueshëm për grupet dhe organizatat kriminale. Operacionet të cilat kanë nisur në muajin shkurt të këtij viti janë mbështetur dhe nga Europol.
