Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Byppass- in e Fierit. Një automjet tip “ BMV” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga .
Shtetasi me iniciale G. Ç., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Gjat daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në automjet, ende i pa identifikuar.
Drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime tw shumta në trup . Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca e cila e ka transportuar të plagosurin drejt Spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar.
Ndërkohë disa metra larg vendit të aksidentit është gjetur dhe viktima që ndodhej pasagjer në automjetin në fjale.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.
Grupi hetimor ishte në vendngjarje dhe ka punuar për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.