Pema më e rëndësishme e momentit dhe që kultivohet gjerësisht nga të gjithë fermerët e zonës së darësisë është  ulliri.

Gjatë 20 viteve të fundit,në  kodrat e darsisë nuk është ndalur nga fermerët së mbjelluri pemën e ullirit ,kryesisht varietet e reja.Në këto ditë dimri sezoni i  vjeljes së ullinjve ka arritur pikun në këtë zonë.

Fermerët shprehen  se prodhimi i këtij viti është i mbar,cilësia është e lartë,por këtë vit problem është  volumi i  vajit pasi për shkak të kushteve jo të mira  klimaterike është më i ulët në krahasim me vitet e tjera.

Por vec kësaj fermerët e kësaj zone  hasin probleme të mëdha me rrugët të cojnë  nëpër ara. Pasi ata janë të detyruar të marrin traktora për të shkuar në parcelat e ullinjëve  për të marrë prodhimin,sepse makinat nuk mund të kalojnë.

Ka disa ditë që Bashkia Lushnjë ka nisur hapjen e këtyre rrugëve gjë e cila është shumë e vonuar,Sakaq këto punime duhet të ishin bërë gjat verës pasi tani në dimër moti i keq mund ti bëj të pa kalueshme këto rrugë për shkak të baltës ose  rrëshkitjes së dheut.

Të gjithë fermërët përpiqen ti kryejnë të gjitha proceset që kërkon kultura e ullirit por shumica prej tyre e kanë të vështirë periudhën e vjeljes,pasi kërkon fuqi punëtore dhe shumica prej tyre kanë mbetur vetëm moshat e treta,ndonëse  tek ndonjë familje mund të  kthehen fëmijët e tyre disa ditë nga emigracioni për të ndihmuar prinderit.Ndërsa ka dhe familjarë që janë bashkuar së bashku për të vjelur parcelat me rradhë,në mënyrë që ti përfundojnë sa më shpejt .

Banorë të tjerë shprehen jasht kamerave se përvec se mezi e presin këtë  periudhë ,na streson fakti nëse do të arrijmë ta vjelim në kohë.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *