“Stafeta portokalli” nisma e Kombeve të Bashkuara ka pasur ndalesën e radhës në Lushnje. Ashtu si në mbarë botën ky aktivitet sensibilizues kundër dhunës me bazë gjinore ka pasur pjesëmarrës të shumtë në Lushnje.

 Ekspertë, specialistë dhe çiklistë të programit të kombeve të bashkuara për gruan si dhe nxënës shkollash të qytetit të Lushnjes kanë pedaluar në rrugët kryesore të qytetit.

Fiona Mccluney, koordinatore e përhershme e kombeve të bashkuara në Shqipëri ka falenderuar pjesëmarrësit dhe është shprehur besimplotë që këto aktivitete të sensibilizojnë opinionin për t’i thënë stop dhunës ndaj grave dhe vajzave

Dy çiklistë profesionistë i janë bashkangjitur programit dhe prej 16 ditësh do të levizin në të gjithë Shqipërinë

Nënkryetari i bashkisë Lushnje zoti Elton Korreshi shprehet se bashkia e Lushnjes është bërë pjesë e programit 16 ditor kundër dhunës në familje me nje sërë aktivitetesh sensibilizuese

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *