Pas propozimit nga Partia Demokratike të amendamentit lidhur me minimumin jetik në buxhetin e shtetit për vitin 2025, ka ardhur dhe reagimi nga ana e qeverisë, e cila e ka rrëzuar këtë propozim. 

Qeveria argumenton se nuk ka një metodologji të qartë për përllogaritjen e minimumit jetik dhe se nuk është analizuar në detaje nëse ky nivel do të përmbushte nevojat reale.

Këshilli i Ministrave theksoi se buxheti i shtetit alokon 33% të shpenzimeve për skema sociale, një përqindje që është në përputhje me standardet e vendeve të tjera të rajonit.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale e vlerësoi propozimin si të pasaktë, duke theksuar se nuk përfshin të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuara dhe përfituesit e sigurimeve shoqërore jashtë vendit.

Ajo gjithashtu e cilësoi të paqartë metodologjinë e përdorur për llogaritjen e minimumit jetik.

Ndërkaq, i pyetur lidhur me këtë çështje, Kolindo Vjerdha nga “Qëndresa Qytetare” dha mendimin e për caktimin e minimumit jetik.

Deputetët e Partisë Demokratike, të cilët depozozituan këtë amendament në Kuvend, theksuan se Shqipëria është i vetmi vend pa një minimum jetik, i cili do të sigurojë të ardhura për blerjen e ushqimeve dhe shërbimeve minimale për qytetarët.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *