Mësohet se Dako do të merret në pyetje lidhur me dosjen e ish-deputetit socialist, Jugis Çyrbja, i cili është arrestuar.

Kujtojmë se një javë më parë, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion e dënoi me 2 vite e 8 muaj burg Vagjush Dakon, i cili akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste.

Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *