Mbi 5 ton peshk i ngordhur kanë pushtuar brigjet e rezervuarit  të Petovës në bashkinë Fier. Era e rëndë ka ndotur zonën përreth ndërkohë që kafshët po ushqehen me peshkun e ngordhur e në këtë mënyrë si pasojë e temperaturave të larta mund të kthehen në burim epidemie.

Banorët pranë rezervuarit nuk flasin për median, por jashtë kamerave thonë se rezervuarin e zotëron bashkëfshatari i tyre i cili e ka marrë me qera për 99 vjet.

Agjensia Rajonale e Ruajtjes së Mjedisit e kontaktuar me telefon në lidhje me këtë problematikë ka pohuar se e dinë problemin, por nuk është kompetencë e tyre sepse këtë kontroll e ushtron Ministria e Mjedisit.

E njëjta përgjigje vjen edhe nga AKU, Drejtoria e Peshkimit dhe Drejtoria e Ruajtjes së Mjedisit në bashkinë Fier.

Ferrik Avdia Drejtor i Bujqësisë në  bashkinë Fier ka pohuar se kjo është hera e parë që ndodh një situatë e tillë  për shkak të temperaturave të larta e rënia e  nivelit të  ujit në rezervuar. Janë mbi 5 tonë  peshk i ngordhur dhe për këtë katastrofë mjedisore janë  vënë në dijeni Ministria e Mbrojtjes Mjedisit, drejtoritë perkatëse, policia  dhe i është lënë detyrë personit që ka marr me qera rezervuarin që të nxjerri të gjithë sasinë  e peshkut të ngordhur e ta largojë nga rezervuari.

Një situatë e njëjtë  ndodhi dy muaj më parë në rezervuarin e Kurjanit në  Rroskovec ku tonelata peshku të ngordhur pushtuan anët e rezervuarit e ndotën ambientin. Pas kronikave televizive organet perkatese morën masa për largimin e tij e rikthimin e situatës në normalitet.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”kZE-ZKPBLyk”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *