Në masa te shtuara sigurie ka mbërritur sot paradite në gjykatën e Fierit Albi Meçini.  

Kujtojmë se ditën e djeshme policia e Fierit ka arrestuar 29-vjeçarin Meçini me 21.3 kg eksploziv te montuar me telefon gati për shpërthim dhe disa litra benzinë dhe ka shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij  A.M., 27 vjeç, banues në Dibër dhe E. C., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Këta persona ishin nisur për të kryer një vrasje me shpërthim eksplozivi në Fier, por ende nuk është mësuar emri i shënjestrës. Meçini është dënuar edhe më parë për dhënie ndihme 4 shtetasve për largim nga IEVP-ja.  Albi Meçini akuzohet edhe për rrëmbimin e dy shtetasve L.Th. dhe F. S. në Sarandë në dt. 09.04.2023.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds