Reshje të shumta shiu shoqëruar me era të forta kanë goditur mbrëmjen e së enjtes qytetin e Leskovikut dhe rrethinat.

Nga stuhia mësohet se janë rrëzuar pemë dekorative brenda qytetit ndërkohë që reshjet e shiut janë shoqëruar edhe me breshër për disa minuta.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se nga stuhia janë shkaktuar probleme për sa i përket furnizimit me energji elektrike jo vetëm në qytetin e Leskovikut por dhe në disa fshatra në afërsi të këtij qyteti.

Grupet e punës të OSSHE janë në terren për rikthimin e energjisë elektrike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds