Mësohet se një mjeti i drejtuar nga Gëzim Marashi ka përplasur 76-vjeçarin Vlash Soloki i cili ka qenë me biçikletë duke kaluar rrugën.

Si pasojë e plagëve, i moshuari ka ndërruar jetë në vend.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:20. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.06.2024, rreth orës 08:20, te rrethrrotullimi Shkozës, shtetasi G. M., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds