Ka rezultuar tragjik aksidenti i ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Rrogozhinë – Lushnjë. Shtetasi 22 vjeçar Fabjol Ibraliu duke udhëtuar me automjetin e tij tip ford me targa AA 750 UE ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierët e hekurta në anë të rrugës dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie në të cilën nuk banonte njeri. Në vendngjarje ka mbërritur policia e thirrur nga banorët e zonës dhe ka verifikuar ngjarjen dhe dyshohet se drejtuesi i mjetit është larguar nga në vendngjarja. Disa orë më vonë, rreth orës 10 paradite ka qenë një i mitur që banonte pranë vendngjarjes që ka parë mes barit dhe shkurreve trupin e pajetë të 22 vjeçarit. Në vendngjarje kanë prindërit dhe të afërmit të cilët kanë identifikuar Fabjol Ibraliun. Ekspertët kanë kryer procedurat për zbardhjen e shkaqeve ndërsa trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore.

Policia nëpërmjet targës ka identifikuar pronarin e mjetit dhe po punon për gjetjen drejtuesit të mjetit.

Dyshohet se shpejtësia e lartë është një ndër shkaqet e këtij aksidenti fatal.

Në Konjat aty ku daljet nga rruga janë tepër të shpeshta për shkak të shpejtësisë së lëvizjes aksidentet ndodhin. Disa vite më parë një e moshuar në shtëpinë ngjitur gjeti vdekjen pasi një makinë përfundoi në

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”Mc-AMhlzPzg”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *