Lokali në fjalë është në pronësi të Ferdi Stërkaj, Kryetar i Rithemelimit të PD Malësi e Madhe, ish-kryetar i ish-komunës Shkrel. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Ferdi Sterkaj u zgjodh më 19 maj kryetar i rithemelimit të PD në Malësi të Madhe ndërsa ishte kandidat i vetëm në listë, pasi kandidatët e tjerë u dorëhoqën.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *