Orët e veçanta mësimore ku ndërthuren mësimi dhe praktika e bëjnë më interesant mësimin dhe rrisin aktivizimin e nxënësve. Klasa e 4-ërt e shkollës jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” së bashku me mësuesen e tyre Loreta Lamaj zhvilloi sot veprimtarinë praktike në lëndën e Aftësimit Teknologjik “Qepja e kopsave me dorë”. Në këtë orë nxënësit përveç anës teorike demonstruan dhe anën praktike, qepjen e kopsave me dorë nga vetë ata. Interesi i tyre ishte i madh dhe me dëshirë edhe kureshtje u angazhuan maksimalisht për t’i qepur vetë kopsat. Djemtë ia dolën shumë mirë edhe pse mendohet se janë më të ngadaltë në këtë veprimtari që bëhet kryesisht nga vajzat.
Edukimi i nxënësve në këtë veprimtari nxit dhe mban gjallë profesionet e vjetra siç është rrobaqepsia, por në fillimet e saj ku çdo gjë ishte artizan
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”EVERzpLPk4Q”]
