Cikli i Ulët i shkollës jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” organizoi për të tretin vit radhazi panairin “Biznesmenët e Vegjël” në ambientet e jashtme të shkollës në këtë fundviti shkollor. Gatimet tradicionale të bëra në shtëpi me ndihmën e gjysheve ose prindërve u prezantuan nga nxënësit. Ky panair u zhvillua në formën e mbledhjes së fondeve për fëmijët në nevojë duke shitur gatimet e përgatitura tek nxënësit e shkollës.
Mësuesit janë krenarë për nxënësit e tyre dhe i kanë mbështetur në organizimin e projekteve mësimore dhe sociale.
Panairi “Biznesmenët e Vegjël” i organizuar nga shkolla jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” i mëson fëmijët të jenë të mirë dhe të ndihmojnë fëmijët që janë në kushte të vështira ekonomike ose fëmijët me aftësi të kufizuara.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”uyCGJVl1Tag”]
