Një aksident ka ndodhur pasditen e djeshme në Fier, ku një 35-vjeçar ka përplasur një këmbësor.
Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur një 71-vjeçar, i cili u dërgua me urgjencë në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 16:40, në rrugën “Jani Bakalli”, Fier, shtetasi K. C., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur këmbësorin, shtetasin D. T., 71 vjeç.
Shtetasi D. T., ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
