Sot është dita e dytë e Panairit “Ditët e Bujqësisë” i cili sipas përfaqësuesve të institucioneve, organizatave e kompanive pjesëmarrëse vlerësohet si një nga ngjarjet më të mëdha të agrikulturës dhe blegtorisë në vend. Me kamerën tonë intervistuam disa prej tyre që kishin ardhur nga bashki të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës dhe Italisë.
Edhe sot në Panair ishte e pranishme Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, Kryetarja e Bashkisë Lushnjë Eriselda Sefa dhe disa Kryetare bashkish të tjera.
