U hap sot Panairi “Ditët e Bujqësisë 2024” në Lushnjë. Panairi u organizua nga Iceberg Exhibitions me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkisë Lushnjë dhe shumë institucioneve, organizatave e kompanive të tjera. Rreth 80 kompani nga Shqipëria, Kosova, vendet e rajonit dhe të Evropës për tre ditë do të mirëpresin vizitorë nga Tirana dhe vende të tjera të Shqipërisë dhe rajonit, por kryesisht  fermerë të cilët janë të interesuar për produktet bujqësore dhe blegtorale, inpute e fertilizantë, fidanë, makineri bujqësore etj. që do të ekspozohen në panair.

Në ceremoninë Zyrtare të hapjes së Panairit në datën 24 Prill, morën pjesë Znj. Anila Denaj, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministri i Bujqësisë së Kosovës, Malit të Zi etj.

Në panair vizitorët, bizneset, fermerwt  përveç vizitave tek stendat dhe zonën e ekspozimit do të marrin pjesë në konferenca e forume, seksione informative me panelistë vendas dhe të huaj, ku do të trajtohen të rejat e fundit  mbi sektorin e bujqësisë, financim, partneritet, sinergji dhe bashkëpunim me njëri – tjetrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *