Ditën e sotme hyn në fuqi Amnistia Penale nga e cila do të lirohen 700 persona dhe 400 të dënuar përfitojnë ulje dënimi.
Megjithatë një problematikë është vërejtur në burgun e Fushë- Krujës.
Pavarësisht se nga Amnistia duhet të përfitonin edhe 30 të dënuar, ata janë penalizuar nga një vonesë procedurale.
30 të dënuar në burgun e Fushë-Krujës duhet të përfitonin nga amnistia, por e kanë te pamundur pasi nuk janë zbardhur vendimet nga ana e prokurorëve.
Nëse këto të dënuar nuk do lirohen sot, ata do të detyrohen që t’i drejtohen gjykatave për të përfituar nga amnistia.
