Sot në sallën e Muzeut u organizua Konkursi i Vizatimit me tematikë “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq” ku morën pjesë shkollat 9 vjeçare të Bashkisë Lushnjë organizuar nga Kruqi i Kuq dega Lushnjë në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave 9-vjeçare. Aktiviteti zhvillohet disa ditë para 8 Majit Ditës Botërore të Kryqit të Kuq. Ekspozita u vizitua nga nxënësit e shkol;lave, mësues dhe prindër. Pikturat e piktorëve të vegjël u vlerësuan nga një juri profesioniste me çmime fituese dhe do të dërgohen në Kryqin e Kuq Shqiptar, pasi do të marrin pjesë në ekspozitën kombëtare të Kryqit të Kuq, tha Sekretarja e Kryqit të Kuq dega Lushnjë Luiza Petova.
Piktorët me vizatimet më të mira morën çertifikata dhe dhurata.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”qBNo9cz97mo”]
