Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka çuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë që alokoi fondin prej 4 milionë eurosh, që do të përdoret për koncertin e këngëtarit Kanye West, që do të mbahet nesër në Tiranë.

Në një dalje për mediat, Adriatik Lapaj tha se është fatkeqësi që shteti shqiptar vepron si organizatë kriminale.

“Ne do të luftojmë në kohë reale për çdo padrejtësi që bëhet, Por nuk kemi në dorë që të ndalojmë çmenduritë e Edi Ramës. Ne paratë i japim me dorë, dhe do t’i marrim me këmbë. Kjo është fatkeqësia e kombit tonë”, tha Lapaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds