Në fshatin Gramsh të njësisë administrative Dushk ,lagja  përballë qëndrës së fshatit e lënë në harresë nga autoritete vendore.

Rruga e kësaj lagjeje e gjatë rreth 1 km ,duket se ua ka vështirësuar  jetesën banorëvë ,pasi  prej shumë vitesh nuk  është vënë dorë për tu rikonstuktuar nga institucionet përkatëse.Kjo problematikë i detyron banorët që ta mirmbajnë me shpenzimet e tyre rrugën,pasi nuk kan ku të kalojnë.Në këtë lagje janë gjithsej 100 familje që vuajnë çdo ditë për të kaluar në këmbë pasi ,për automjetet kjo rrugë është e pa kalueshme.

Banorët  theksojnë se kjo situatë ndodhet prej vitesh dhe është shumë shqetësuese sepse lëvizja në këtë rrugë është tepër e vështirë.

Disa të tjetër pohojnë se:as ambulance as taksixhinjtë nuk vijnë në lagjen tonë ,fëmijët e sëmurë duhët ti çojmë në krah deri tek hyrja e fshatit.Sakaq fëmijët nuk duan të shkojnë në kopësht sepse u lagen këmbët çdo mëngjes.

Nuk mjafton me kaq,në këtë lagje nuk egzistojnë as koshat e mbeturinave ,banorët detyrohen ti lënë anës rrugës ose ti çojnë me karroca në koshin e vetëm, cili ndodhet në hyrje të fshatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds