Mbrëmjen e djeshme një zjarr ka shpërthyer në një banesë njëkatëshe në lagjen Kadri Qystri.Zjarri i rënë ka djegur dhe shkatërruar  gjithçka në banesën njëkatëshe.

 Sipas informacioneve të para, zjarri ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë lagjen, duke lënë zonën në errësirë. Ndërhyrja e zjarrfikësve e ka vënë në kontroll zjarrin. Dëmet materiale janë të mëdha por fatmirësisht nuk ka lëndime.

Banorët e tjerë të zonës, si dhe efektivët e policisë, kanë dhënë ndihmën e tyre në përpjekjet për të shuar flakët dhe për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë.

Sipas zjarrfikësve nuk ka dëme në njerëz pasi  familjarët kanë dalë jashtë banesës dhe kanë njoftuar. Zjarrfikësit pohojnë se  zjarri mund të ketë rënë si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike apo edhe zjarrit të oxhakut që kishte në banesë për ngrohje. Është konstatuar se nuk ka patur lëndime nga ndonjë banor i zonës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds