Ministria e Bujqësisë ka organizuar një bashkëbisedim me fermerë, specialistë bujqësie në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje. Për të bërë të njohur skemat dhe ndryshimet nga viti i kaluar ishin të pranishëm në këtë takim ZëvendësMinistri Dhimo Kote si dhe Drejtoresha e AZHBR-së Ardita Kuçi. Duke nisur nga 14 prilli deri në fund të majit, fermerët kanë afat aplikimi për të përfituar nga skemat mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë.
Ndryshe nga skemat mbështetëse paraardhëse, këtë vit ka përmirësime, ku bie në dy subvencionimi për numër krerësh në blegtori edhe për viçat e majmërisë, lufta biologjike në sera si dhe subvencionimi për litër naftë shoqëruar nga dokumentacioni për naftën, plehërimin dhe të tjerat, thotë ZvMinistri i Bujqësisë Dhimo Kote.
Shtimi i skemës së luftës biologjike synon produkte më cilësore dhe konkuruese në tregjet rajonale e europiane.
