Zona kodrinore e Lushnjës që shtrihet nga Thanasaj buzë lumit Shkumbin deri tek kodrat e ujëmbledhësit të Thanës ka të kultivuara rreth 500 mijë rrënjë ullinj. Fermerët e kësaj zonë prej disa ditësh në varësi dhe të varieteteve të ullinjve, kanë filluar vjeljen dhe prodhimin e vajit të ri.

Këtë vit bujqësor prodhimi i ullirit, krahasuar me vitin e kaluar ka një rënie në sasi 40 deri në 50% sipas zonave, por cilësia e vajit është më e lartë. Sipas fermerëve, rënia drastike e sasisë së prodhimit të ullirit ka ardhur si rezultat i ndryshimeve klimaterike dhe kryesisht të thatësirës së tejzgjatur në muajt korrik dhe gusht. Rënia e prodhimit  i penalizon kultivuesit e ullirit  pasi kostoja është e njëjtë për njësi të sipërfaqes, ndërsa prodhimi i ulët dhe me çmimin aktual me 700 lekë për litër nuk krijon të ardhurat e parashikuara për ekonomitë familjare të fermerëve. Ndër të tjera një fenomen i shfaqur prej vitesh në sektorin e bujqësisë është edhe mungesa e fuqisë punëtore.

Ndërkohë që pronarët e fabrikave shprehen se këtë vit, do të përpunojnë 50% më pak sesa viti i kaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *