Vatër tjetër zjarri është shfaqur pasditen e djeshme, rreth orës 18:00 në kodrat e fshatit Hajdaraj.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe rreth dy hektarë me ullishte dhe shkurre që është djegur, por gjithashtu rrezikonte edhe disa banesa që ndodheshin pranë ullishteve.

Sapo kanë parë flakët e zjarrit banorët kanë njoftuar policinë dhe zjarrëfikësen.

Terreni i vështirë bëri që mjeti zjarrfikës i vetmi që zotëron Reparti Zjarrfikës, mos t’u vinte në ndihmë banorëve për fikjen e zjarrit se e kishte të vështirë ndërhyjen.

Për të fikur zjarrin janë bashkuar banorët, forcat e policisë, zjarrfikës.

Për të monitoruar situatën ishte e pranishme edhe Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa me një pjesë të stafit të saj.

Pas disa orëve u bë e mundur fikja e flakëve. Për këtë zjarr Policia e Lushnjës shoqëroi dy të moshuar të cilët dyshohen se i vunë flakën mbeturinave pas shtëpisë, por nuk mundën ta mbanin nën kontroll zjarrin i cili u perhap me shpejtësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds