Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të hëne në një kompleks baninimi në zonën e njohur si Komuna e Parisit, në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë në paketën elektrike të një zyre që ndodhej në kompleks.
Nga raportimet paraprake thuhet se nuk ka të lënduar, ndërkohë janë evakuar banorët që ishin brenda godinës. Zjarrfikësja është nisur drejt vendit të ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
