Një subjekt ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh të kontrabanduara është zbuluar në Patos. Policia ka vënë në pranga pronarin e subjektit.

Sekuestrohen 4 automjete (pjesërisht të çmontuara) dhe pjesë automjetesh.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, si rezultat i punës hetimore të kryer për një rast të kryerjes së aktivitetit ekomonik, me produkte të kontrabanduara, arrestuan shtetasin:

-Xh. H., 50 vjeç, banues në Patos.

Gjatë kontrollit në subjektin e tij (servis automjetesh), në Patos, janë gjetur automjete (pjesërisht të çmontuara) dhe pjesë automjetesh, të dyshuara të kontrabanduara nga shtete të ndryshme të Europës. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas nuk ishte i pajisur me licencën përkatëse për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds