Mbi 120 pacientë të grupmoshave të ndryshme paraqiten çdo ditë për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier si pasojë e virozave sezonale dhe gripit. Mjekja Ilva Çuni thotë se nuk kanë munguar dhe fatalitetet.
Po sipas mjekes Çuni, në pikun e gripit në muajt nëntor dhe dhjetor, numri i vizitave arriti në 160 në 24 orë, ndërkohë që ka theksuar se Janari ka shënuar rekord qytetarësh që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në urgjencën e Fierit, ku numri i tyre ka arritur në 4 mijë.
Më të prekur nga gjëndjet virale kanë qënë të sëmurët kronikë të cilët janë hospitalizuar ndërkohë që mjekja Çuni ka bërë thirrje për vëmëndje të shtuar në përdorimin e antibiotikëve , të cilet duhet të përdoren vetëm me rekomandimin e mjekut të familjes.
Sinkron Pavarësisht fluksit të lartë të pacientëve, Urgjenca e Spitalit Rajonal të Fierit ndodhet në gatishmëri të plotë me personel të mjaftueshëm për të përballuar nevojat e qytetarëve për ndihmë mjekësore ndryshe nga vitet e kaluara kur mungesa s mjekëve ka bërë që mbingarkesa të përballohet me vështirësi
