Dje ka ndërruar jetë gjyqtari Astrit Kalaja i cili u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallës së Gjykatës së Apelit, Tiranë.
Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dhe dy persona të tjerë Rakip dhe Ervis Kurtaj, babë e bir. Dinamika e ngjarjes së rëndë është zbardhur ditën e sotme. Në momentin që Elvis Shkëmbi dhe xhaxhai i tij Gjon Shkëmbi, kanë kaluar në skaner për tu futur në Gjykatë, ai ka dhënë sinjalizim. Por roja i sigurisë, sipas Policisë ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit. Pasi gjyqtari Kalaja dha verdiktin për çështjen gjyqësore, Shkëmbi ka nxjerr armën dhe ka qëlluar drejt tij, duke e lënë të vdekur në vend. Ndërkohë që më pas ka qëlluar drejt palës tjetër, duke i lënë të dy të plagosur. Shkëmbi u arrestua në flagrancë menjëherë pas ngjarjes, ndërsa në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë, xhaxhi i i tij Gjon Shkambi dhe roja i sigurisë se gjykatës Banush Koxhaj. Homazhet shtetërore për gjyqtarin e ndjerë do të mbahen ditën e nesërme në pallatin e Kongreseve. Më pas Kalaja do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00 në vendlindjen e tij Stom-Golem, Shkodër.
