Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 34-vjeçari në Shkodër. Viktimë e të shtënave ka mbetur 34-vjeçari, Kolë Manaj. Në mjetin ku gjet i pajetë Manaj ishte edhe një vajzë e cila është plagosur rëndë. Vajza është identifikuar si Anila Prendushi.

Në një njoftim zyrtar policia bën me dije se vrasja është regjistruar rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”. Nga të shtënat ka humbur jetën një 34-vjeçar ndërsa vajza që ndodhej në mjet është plagosur rëndë. Ajo ështe dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa theksohet se është në gjendje të rëndë. Më tej bëhet me dije se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Ndërsa në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds