Në Parkun Olimpik vijon numërimi i votave të diasporës.
Aktualisht nga 194.889 zarfe të mbërritura, janë numëruar 87546 zarfe.
Sipas rezultateve nga KQZ, PS ka marrë kryesimin me 46940 vota, e ndjekur nga PD me 24771.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet numëron 7319 vota, Lëvizja Bashkë 2248 vota, Partia Mundësia 3027 vota, kurse Partia Social Demokrate nga 1013 vota.
