Mëngjesin e sotëm fshati Hardhishtë është “zgjuar” nën pushtetin e tymit dhe zjarrit. Edhe sot ka vijuar diegia e mbetjeve urbane e cila po ndot mjedisin dhe dëmton shëndetin e banorëve. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe zjarrfikësja që po përpiqet të shuajë vatrat e zjarrit por dëmet të cilat sjellin djegia e mbeturinave duket qartë edhe me sy të lirë. Në videot e publikuara duket qartë tymi që mbulon fshatin. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana i cili për mes një postimi në rrjetet sociale është shfajësuar teksa nuk ka nguruar të hedhë fajin tek të tjerët. Më konkretisht Arbana fajëson PD-në të cilët i ka nënkuptuar në mënyrë të tërthortë duke i quajtur persona dashakeqës që i kanë vënë flakën zonës. Sipas tij këta persona nuk meritojnë të merren me politikë dhe i ka cilësuar si qënie të nerverishme. Krybashkiaku gjithashtu shprehet se qytetarët i kanë ndërshkuar këta individë në zgjedhjet e 11 majit. Edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me djegien e mbeturinave. Berisha shkruan se djegia e këtyreve mbeturinave po përhap helme të rrezikshme dhe duke kërcënuar me zjarr të gjithë zonën. Ai ka dënuar këtë ngjarje të cilën e ka cilësuar si një akt mafioz të bashkisë dhë kërcënon jetën e banorëve të kësaj zone.