Vijojnë për rreth një muaj punimet për rikonstruksionin e rrugës së fshatit Allprenaj ,jo më larg se 5 km nga qyteti i Lushnjës.Në këtë segment rrugorë po kryhet një rikonstruksioni total duke ndërhyrë në kanalizime dhe vendosje të tubacioneve ,po ashtu edhe në zgjerime të rrugës.
Banorët e fshatit Allprenaj janë pothuajse të kënaqur që rruga e fshatit të tyre pas kaq shume vitesh po restaurohet dhe rikostruktohet.
Por ditën e sotme ato i janë drejtuar televizionit tonë për të ngritur një shqetësim lidhur me punimet që po kryhen për shtrimin e rrugës në këtë zonë.Ata pohojnë të shqetësuar se punimet në këtë rrugë nuk janë trasparente dhe ashtu sic duhet pasi kryesisht në kthesat e forta nuk është bërë zgjerimi i duhur i rrugës,tubacionet janë individualizuar ,janë vendosur atje ku kanë patur nevojë disa prej banorëve dhe jo në vëndet specifike të cilan ka nevojë.Sipas banorëve punimet në këtë rrugë po zvarriten dhe se disa banorë nuk lejojnë zgjerimin e rrugës që të ndërhyhet në tokat e tyre.
Jo më larg se sot në mëngjës është hedhur çakull në rrugën kryesore të fshatit dhe nuk është sistemuar,kjo situatë ka vështirësuar lëvizjen e banorëve ,pasi ato nuk mund të futen e të dalin dot nga fshati as në rastet emergjente.
Për të gjitha këto punime që po kryhen në këtë segment rrugon nuk është vënë një tabelë informues ,për të treguar projektin e rrugës,kohëzgjatjen e punimeve,vlerën e shpenzimeve për këtë projekt etj,në mënyrë që banorët të jenë të informuar për ecurinë e punimeve.