Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e kandidatëve me të cilët do të garojë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Albin Kurti do t’i prijë listës së Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa në Top 10 janë edhe Glauk Konjufca, Donika Gërvalla, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari Lila, Hajrulla Çeku e Shqipe Memeti Selimi.
Në listë nuk janë emra si Besnik Bislimi e Hysen Durmishi.
Durmishi në një postim në Facebook tha se vetë ka vendosur të mos jetë pjesë e listës.
Në listën e Vetëvendosjes me numër 15 është Arton Konushevci, vëllai i heroit Ilir Konushevci.

